Lufta në Ukrainë, Biden: G7 të ndalojnë importin e arit rus

Botë | 4 vite më parë

Shtetet e Bashkuara dhe ekonomitë e tjera kryesore të Grupit të Shtatë (G7) do të ndalojnë importet e arit nga Rusia, duke shpresuar se do ta izolojnë më tej Rusinë ekonomikisht për shkak të pushtimit të saj në Ukrainë., raporton Associated Press.

“Ari është eksporti i dytë më i madh i Moskës pas energjisë. Ndalimi i importeve do ta bënte më të vështirë pjesëmarrjen e Rusisë në tregjet globale”, thanë zyrtarë të lartë të administratës Biden.

Ndërkohë Biden dhe homologët e tij do të mblidhen në ditën e hapjes së samitit të dielën për të diskutuar se si të sigurojnë furnizimet me energji dhe të trajtojnë inflacionin, duke synuar që të parandalojnë pasojat e pushtimit rus në Ukrainë.

Disa orë përpara hapjes së samitit, Rusia nisi sulmet me raketa kundër kryeqytetit ukrainas të dielën, duke goditur të paktën dy ndërtesa banimi.

Këto ishin sulmet e para të tilla nga Rusia në tre javë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme