Lufta në Ukrainë/ SHBA do të armatosë Kievin me municione

Botë | 3 vite më parë

SHBA-ja ka njoftuar se do të furnizojë Ukrainën me municione ushtarake që kap shifrën e më shumë se 1 miliard dollarëve në ndihmë ushtarake dhe humanitare. Njoftimi i një pakete të re sigurie për Ukrainën erdhi gjatë vizitës së diplomatit të lartë amerikan Antony Blinken në Kiev.

Njoftimi erdhi pasi Ukraina akuzoi Rusinë për vrasjen e 17 personave në një sulm me raketa në një rrugë tregu.

Gjatë natës, sulme të dyshuara me dronë ukrainas u raportuan në qytetin rus të Rostov-on-Don dhe afër Moskës.

Një video e pakonfirmuar tregoi atë që dukej të ishte një shpërthim në qendër të Rostovit, ku sipas guvernatorit Vasily Golubev, një person u plagos lehtë dhe disa makina u dëmtuan.

Kryetari i Bashkisë së Moskës Sergei Sobyanin tha se një dron që synonte qytetin Ramenskoye ishte rrëzuar gjithashtu dhe nuk ishte raportuar për dëme./BBC/

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme