Lufta në Ukrainë, shefi i NATO-s në Uashington

Presidenti amerikan Joe Biden ka pritur në Shtëpinë e Bardhë shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg, më pak se një muaj përpara se aleanca perëndimore të mblidhet në takimin e saj vjetor në kryeqytetin amerikan. Dy udhëheqësit thuhet se kanë biseduar lidhur me mbështetjen afatgjatë për Ukrainën, ndërsa Keivi përballet me agresionin rus.
Biden vlerësoi punën e NATO-s, gjatë një takim me kreun e aleancës Jens Stoltenberg në Shtëpinë e Bardhë. Biden tha se një “numër rekord” vendesh po përmbushin angazhimin ndaj NATO-s për të shpenzuar për mbrojtjen të paktën 2 për qind të prodhimit të brendshëm. “Nën udhëheqjen tuaj, NATO është bërë më e madhe, më e fortë dhe më e bashkuar se ndonjëherë”, iu drejtua Presidenti Biden Stoltenberg-ut.
Një prej këtyre vendeve është edhe shteti ynë që ka rritur shpenzimet e mbrojtjes duke iu afruar kuotës prej 2%. Ndërkohë, Stoltenberg tha se aleatët e NATO-s kishin dhënë mbështetje “të pashembullt” për Ukrainën. Ai tha se kjo do t’i kushtojë aleancës të paktën 45 miliardë dollarë në vit.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




