Lufta në Ukrainë/ Shpërthime në Odesa ndërsa Zelensky takohet me Mitsotakis

Botë | 3 vite më parë

Shpërthimet kanë tronditur qytetin port jugor të Ukrainës, Odesa, teksa Presidenti Volodymyr Zelensky po takohej me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis. Marina e Ukrainës thotë se pesë persona u vranë. Nuk pati të lënduar nga delegacioni grek. Mitsotakis tha se ata dëgjuan zhurmën e sirenave dhe shpërthimeve.

Rusia tha se kishte shënjestruar një objekt detar dron në një zonë porti tregtar të qytetit gjatë sulmit. Presidenti Zelensky akuzoi Rusinë se “nuk i intereson kë synojnë”, duke thënë se Moska “ose është çmendur ose nuk kontrollon atë që po bën ushtria e tyre terroriste”.

“Dëgjuam zhurmën e sirenave dhe shpërthimeve që ndodhën pranë nesh. Nuk patëm kohë të shkonim në një strehë”. Është një përvojë shumë intensive… Është vërtet ndryshe të lexosh për luftën në gazeta dhe ta dëgjosh me veshët e tu, ta shohësh me sytë e tu”, tha kryeministri grek.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha në një postim në mediat sociale se ajo dënoi ashpër “sulmin e poshtër në Odesa” gjatë vizitës së liderëve.

Sulmi vjen pasi 12 persona, duke përfshirë pesë fëmijë, u vranë nga një sulm me dron rus në Odesa të shtunën. Dy foshnja më pak se një vjeç ishin mes të viktimave./ BBC

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme