Lufta/ Shtëpia e Bardhë: Nuk ka asnjë tregues se Rusia po përgatitet të përdorë armë bërthamore

Botë | 4 vite më parë

“Shtetet e Bashkuara nuk kanë asnjë tregues se Rusia po përgatitet të përdorë armë bërthamore”, kështu ka deklaruar sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.

“Ne marrim seriozisht armët bërthamore apo retorikën kërcënuese për përdorimin e tyre, por dua të them se  ne nuk kemi parë asnjë arsye për të përshtatur pozicionin tonë strategjik bërthamor, dhe nuk kemi ndonjë tregues se Rusia po përgatitet të përdorë armë bërthamore”, tha Jean-Pierre.

Rusia e ka përshkallëzuar luftën e saj shtatë-mujore me aneksimin e rajoneve ukrainase si edhe dhe paralajmërime për përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore për të mbrojtur të gjithë territorin e saj.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka paralajmëruar presidentin rus Volodymir Putin kundër përdorimit të armëve bërthamore në Ukrainë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme