Lufta/ Ursula von der Leyen: Ukraina po lufton për vlerat tona të përbashkëta, ka mbështetje të pakushtëzuar

Botë | 4 vite më parë

“Ukraina ka mbështetje të pakushtëzuar nga blloku”, kështu ka përsëritur presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ndërsa lufta me Rusinë po vazhdon. Duke folur përpara një samiti BE-Ukrainë, von der Leyen tha se vendi duhej të mbizotëronte kundër sulmeve ruse për të mbrojtur vlerat evropiane.

“Ne qëndrojmë në krah të Ukrainës pa asnjë nëse dhe por. Ukraina po lufton për vlerat tona të përbashkëta, po lufton për respektimin e ligjit ndërkombëtar dhe për parimet e demokracisë dhe kjo është arsyeja pse Ukraina duhet ta fitojë këtë luftë“, tha ajo.

Nga ana tjetër Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka deklaruar se vendit të tij i duhen rreth 300 ose 500 tanke për tu përballuar me ushtrinë ruse.

“Ne kemi nevojë për 300 ose 500 tanke tani. Prandaj besoj se na duhen tanke për të kryer një ofensivë në territorin tonë, në tokën tonë. Ne kemi nevojë për automjete të blinduara për të mbrojtur njerëzit tanë, kjo është e gjitha. Jam shumë i lumtur dhe do të doja të falënderoja Gjermaninë, Britaninë dhe falënderoj Shtetet e Bashkuara që morën vendime të tilla. Në përgjithësi, i jam mirënjohës botës për mbështetjen e Ukrainës”, theksoi Zelensky.

Samiti BE-Ukrainë do të zhvillohet më 3 shkurt.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme