“Luftë” mes Hamilton dhe Russell. Wolff: Konkurrencë e fortë

Formula 1 | 6 vite më parë

Lewis Hamilton dhe George Russell përfaqësojnë të tashmen dhe, pothuajse me siguri, të ardhmen e Mercedes në Formula 1. Marrëdhëniet midis të dyve, megjithatë, janë bërë shumë të ftohta me rinovimin e kampionit shtatë herë të botës, por mbi të gjitha me shfrytëzimin i britanikut të ri në garën e vitit të kaluar në Sakhir kur Russell provoi talentin e tij duke zëvendësuar Hamiltonin, i ndaluar nga Covid.

Një ftohtësi, veçanërisht nga ana e kampionit në fuqi të botës, të cilin as Toto Wolff, drejtori i ekipit Mercedes, nuk e përjashton: “Kjo është hera e parë që i dëgjoj të gjitha këto. Sidoqoftë, marrëdhëniet mes pilotëve të mi janë gjëja e fundit për të cilën mendoj. Por mund ta imagjinoj që konkurrenca mes të dyve është shumë e fortë. Pilotët e shkëlqyer menjëherë e perceptojnë kur vjen dikush i ri me talent ”, tha menaxheri austriak në një intervistë për Sport 24.

Pavarësisht rinovimit me Mercedes dhe me qëllimin e vendosur për të vazhduar garën nga ana e anglezit, Hamilton duhet të ketë parë te Russell një pretendent serioz për vendin e Shigjetës së tij të Argjendtë dhe vendimin e Mercedesit të mbështetet te britaniku i ri, duke pasur tashmë gati kartën Stoffel Vandoorne si pilot rezervë, duhet ta ketë bërë kampionin shtatë herë të reflektojë, aspak i gatshëm të largohet nga froni. Është e vështirë të shohësh të dy duke luftuar në pistë për fitore, por nuk përjashtohet që, mbase në të ardhmen, të mos jetë vetë Russell ai që do të zërë vendin e bashkatdhetarit të tij.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme