Luhatja e temperaturave shton rastet me viroza në Berat, mjekët: Kujdes pacientët kronikë

Sociale | 3 vite më parë

Raste të shumta pacientësh të të gjitha moshave të prekur nga virozat paraqiten çdo ditë pranë Qendrave Shëndetësore të Beratit. Ndikim ka dhe luhatja e temperaturave.

Sipas mjekut Aliaj këto viroza vijojnë me çrregullime për rreth pesë ditë. “Problemet që shfaqen vijnë me kollë, dhimbje koke, fyti, marrje mendsh. Mjekimi zgjat deri në 5 ditë. Nëse e kalon vjen tek mjeku për trajtim sipas nevojave.

Nga mjeku, thirrja për mbrojtje nga virozat, duke shmangur mjediset e mbyllura apo ato me prani të madhe njerëzish, shkon sidomos për pacientët kronikë me probleme kardio-vaskulare.  “Virozat çojnë në rehidrimin (humbjen e kaliumit, klorit,magneziumit,kalçiumit), që shkaktojnë  çrregullime në zemër”-shton mjeku Aliaj.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme