Lushnja dhe Vora, spektakël golash

Spektakël golash në “Roza Haxhiu”, në sfidën që mbylli dhe javën e 26-të të Kategorisë së Parë mes Lushnjës dhe Vorës, fituar nga lagunarët me përmbysje me rezultatin 4-3.
Në një ndeshje të hapur për të dyja skuadrat, Vora e nisi mjaft mirë ndeshjen duke shënuar dy herë, me Raboshtën 17’(me penallti) dhe Qardakun 21’. Avantazhi i dyfishtë, gjithsesi, nuk u mjaftoi miqve pasi Lushnja arriti të përmbysë gjithçka me Cankën(dopietë, 45’ dhe 75’), Preknicajn 59’ dhe Leru 82’. Golin e tretë për Vorën e shënoi Xhabrahimi në fund të takimit.
Është mbyllur 4-3, një fitore mjaft e rëndësishme për Lushnjën që i largohet akoma më shumë zonës së ftohtë të tabelës së klasifikimit duke u pozicionuar në vendin e 7 në kuotën e 31 pikëve. Vora ndodhet në vendin e 4-ët me 45 pikë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




