Lushnje, mjekët: Forconi imunitetin!

Jeta sedentare, neglizhimi i konsumimit të fruta- perimeve si dhe pirja e alkolit, janë prej faktorëve që dobësojnë organizmin e njeriut, e që nuk nuk i krijojnë kushte për të përballuar virozat. Korrigjimi i këtyre sjelljeve, është nevojë në çdo kohë, por në kohë pandemie është domosdoshmëri. Një mënyrë jetesë e shëndetshme, forcon imunitetin e siguron përgjigje të mirë të organizmit.
Në asnjë mënyrë nuk duhet lejuar që organizmit t’i mungojnë vitaminat e nevojshme. E kur këtë nuk e arrin në mënyrë natyrale, këshilla e mjekëve janë vitaminat si suplemente, të cilat mund t’i marrësh në farmaci, edhe pa recetë. Apeli vjen sidomos për vitaminat C e D.
Kur sistemi ynë imun është i dobët atëherë ne jemi më të prekshëm ndaj ftohjes, gripit apo edhe problemeve shëndetësore të tjera edhe më serioze. Secili vendos vetë!
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




