Lushnje- Sherri për pronat, 77-vjeçari vret me armë vëllanë

Aktualitet | 3 vite më parë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë (6 mars) në fshatin Qukas i Vjetër. Dy vëllezër janë konfliktuar me njërit-tjetrin për motive pronësie, konflikt i cili ka agravuar në përdorimin e pistoletës dhe sopatës.

57-vjeçari Hazis Musaj ka ndërruar jetë pasi u qëllua me armë nga vëllai i tij, 77-vjeçari Nazif Musaj.  57-vjeçari u dërgua në spitalin e Tiranës, por nuk i mbijetoi dot plagëve të marra.

“Rreth orës 08:00, në fshatin Qukas i Vjetër, dyshohet se për shkak të konflikteve për motive pronësie, shtetasi H. M. ka goditur me mjet prerës (sopatë), vëllanë e tij, shtetasin N. M., rreth 77 vjeç, ndërsa ky i fundit ka plagosur shtetasin H. M., me armë zjarri pistoletë.

Të dy të dëmtuarit janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve. Aktualisht, shtetasi H. M. është në gjendje të rëndë shëndetësore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit pistoletë dhe mjetin prerës (sopatë), të përdorura gjatë konfliktit.

Grupi hetimor po punon për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme