Madonna në gjendje më të mirë shëndetësore, këngëtarja del nga spitali

Gjendja shëndetësore e yllit të muzikës pop, Madonna është përmirësuar, ndërsa tashmë këngëtarja ka lënë spitalin dhe është kthyer në shtëpi.
Menaxheri i saj, Guy Oseary bëri me dije se Madonna kishte një infeksion serioz bakterial dhe për këtë arsye ka qëndruar në terapi intensive.
Për shkak të problemeve shëndetësore, këngëtarja ka shtyrë edhe turneun e saj botëror “Celebration”, që do të niste më 15 korrik.Turneu Celebration do të fillonte në Kanada, përpara se të vizitonte 45 qytete në mbarë botën. Ky do të ishte turneu i saj i 12-të, duke shënuar 40 vjet në industrinë e muzikës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




