Magjistratët e rinj/ Smith dhe Hupin takohen me Ballancën: Avokati i Popullit, rol kritik në sigurimin e konkurrencës

Aktualitet | 3 vite më parë

I Ngarkuari me Punë i SHBA, Demian Smith dhe i Ngarkuari me Punë i BE-së, Alexis Hupin kanë zhvilluar këtë të hënë (31 korrik) me Avokaten e Popullit Erinda Ballaca. Kryefjalë e takimit mes tyre ka qenë procesi i rinovimit të anëtarëve jo-magjistratë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Smith dhe Hupin, vunë theksin te roli kritik i Avokatit të Popullit në sigurimin e konkurrencës së bazuar në merita, të ndershme dhe transparente për anëtarët e rinj jo-magjistratë të KLGJ dhe KLP.

Po ashtu, Smith dhe Hupin garantuan se Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe Delegacioni i Bashkimit Evropian do të ndjekin dhe mbështesin nga afër këtë proces në të gjitha fazat duke pasur parasysh rolin qendror të të dy Këshillave në progresin e vazhdueshëm të reformës në drejtësi në Shqipëri.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme