Mahmutaj: Dosja e 21-Janarit është e hallakatur. Janë ndryshuar akuzat për të pandehurit

Në 21 janar 2011 para kryeministrisë mbetën të vrarë 4 protestues, për të cilët ende nuk ka drejtësi. Gazetari Fatos Mahmutaj në një lidhje me Skype në emisioni “3D” foli për ngjarjen e “21 Janarit” i cili tha se dosja e “21 janarit” nuk është aspak në fazën e sulmit apo të kërkesës së llogarisë për vënien e drejtësisë.
“Jemi në momentin ku çështja ndodhet e “hallakatur” në prokurorinë e Tiranës aty ku në fakt nuk duhet të jetë. Çështja ndodhet në një institucion përgjegjës për ta hetuar por që në fakt duhet të ishte SPAK për të hetuar sepse është një krim shtetëror.
Të paktën të ndryshohen akuzat për të pandehurit, sepse të pandehurit janë të identifikuar, provat ishin ditën për diell, por në mënyrë qesharake akuzat u katandisën në formën më të thjeshtë, më shumë dënohet dikush që vjedh pulat në fshat sesa ata që vrasin njerëz ditën për diell dhe përpara Kryeministrisë dhe me plumba”, u shpreh Mahmutaj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



