Mali i Jezercës- Operacioni, shpëtohen 7 turistë, gjendet edhe trupi i pajtë e shtetases që humbi jetën

Pas një sërë përpjekjesh prej disa orësh, policia shqiptare ka arritur të shpëtojë 7 turistë, të cilët kishin mbetur të bllokuar në Majën e Jezercës. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla. Fatkeqësisht, një prej turistëve ka humbur jetën, si pasojë e rënies në greminë.
Forcat operacionale në terren kanë mundur të nxjerrin nga vendi ku kishte rënë edhe trupin e pajetë të turistes që humbi jetën.
“Prej disa orësh, Policia e Shtetit në bashkëpunim me Shërbimin e Urgjencës, Forcat e Armatosura dhe Repartin e Kërkim-Shpëtim të Republikës së Kosovës u përfshinë në një operacion të vështirë në malin e Jezercës, për t’i dhënë ndihmë një grupi aplinistësh që kishin hyrë nga territori i Malit të Zi dhe kishin mbetur të bllokuar në majën e Jezercës. Gjatë operacionit të kërkim-shpëtimit është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë i një shtetasje, e cila kishte humbur jetën si pasojë e rrëshqitjes në një zonë të thepisur dhe me borë.”, informon Balla.
Pesë nga alpinistët kroatë të asistuar nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, po kthehen tek e mjetet e tyre, në territorin e Malit të Zi. Dy turistë të tjerë u transportuan me ndihmën e helikopterit në qytetin e Bajram-Currit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



