Mali i Zi, Gjukanoviç shpall kandidaturën për një mandat të tretë presidencial

Rajon | 4 vite më parë

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, shpalli të shtunën zyrtarisht kandidaturën për një mandat të tretë në zgjedhjet presidenciale muajin e ardhshëm. Që prej 30 vitesh ai ka mbajtur poste të larta politike në vendin e vogël ballkanik.

Zgjedhjet e 19 marsit 2023 mbahen ndërsa vendi është përfshirë nga një ngërç politik njëvjeçar me dy mocione mosbesimi për dy qeveri dhe mosmarrëveshje midis ligjvënësve dhe Gjukanoviç për emërimin e një kryeministri të ri.

Mal i Zi është ndarë prej kohësh është ndarë në forca pro-malazeze, ku bën pjesë Partia Demokratike e Socialistëve e Gjukanoviç dhe ato pro-serbe dhe pro-ruse.

Posti i presidentit është kryesisht ceremonial në Mal të Zi, por një fitore e Gjukanoviçit mund të shkaktojë zgjedhje të parakohshme parlamentare pas zgjedhjeve presidenciale sepse ai ka refuzuar deri tani kandidatët e propozuar për postin e kryeministrit.

“Po hyj në garën zgjedhore me synimin për të fituar shpejt dhe bindshëm,” tha Gjukanoviç të shtunën, ndërsa paraqiti kandidaturën e tij pranë autoriteteve zgjedhore.

“Mali i Zi është plotësisht i paralizuar për të bërë përpara në rrugën evropiane dhe kjo agoni duhet të ndalet sa më shpejt të jetë e mundur,”- tha presidenti Gjukanoviç, i cili e udhëhoqi Malin e Zi drejt pavarësisë nga bashkimi Serbi-Mali i Zi në 2006, siguroi anëtarësimin në NATO dhe e vendosi atë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Komisioni shtetëror zgjedhor ka miratuar tashmë dy kandidatë të tjerë presidencialë – Andrija Mandic nga partia etnike serbe Demokracia e Re Serbe dhe Draginja Vuksanovic Stankoviç i Partisë Social-Demokratike. Reuters

/rtsh.al/

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme