Manastirliu fton diasporën të kontribuojnë për fuqizimin e rrjetit të mjekëve shqiptare si brenda dhe jashtë vendit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe Ministri i Shtetit për Diasporën kanë vlerësuar kontributin e profesionistëve të shëndetësisë në Diasporë, në Samitin që u mbajt sot virtualisht dhe i kanë ftuar të kontribuojnë për fuqizimin e rrjetit të mjekëve shqiptare si brenda dhe jashtë vendit. Ministrja e shëndetësisë ka falenderuar mjekët për kontributin e dhënë jo vetëm për informacionet për publikun përmes medias, por edhe për bashkëpunimin për të përmirësuar protokollet mjekësore, për mënyrën e menaxhimit të situatës së pandemisë me kolegët e tyre në Shqipëri, mbi praktikat më të mira, me qëllim forcimin e kapaciteteve të burimeve njerëzore .
Duke folur për mënyrë e re të menaxhimit spitalor, Ministrja e Shëndetësisë u ka bërë thirrje mjekëve të diasporës për të kontribuar për krijimin e modelit të ri të autonomisë që pritet të fillojë nga Spitali i ri “Memorial” që po ndërtohet në Fier.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




