Mançester Junajtid, Kristiano Ronaldo nuk thirret për turneun

Fillon edhe sezoni i Manchester United. Klubi publikoi sot listën e lojtarëve të thirrur për turin parasezonal në Tajlandë dhe Australi. Në mënyrë të pashmangshme bie në sy mungesa e Cristiano Ronaldos. Portugezi është një nga 4 lojtarët që mungon në listën e publikuar nga menaxheri i ri Erik Ten Hag. Mungesa e CR7 është e motivuar për arsye familjare: ky është shpjegimi zyrtar i United. Bashkë me të “përjashtohen” edhe Phil Jones, Brandon Williams dhe Andreas Pereira.
“Cristiano Ronaldo nuk do të jetë pjesë e grupit që niset për në Tajlandë pasi i është dhënë një periudhë shtesë pushimi për t’u përballur me një problem familjar”, ky është shënimi zyrtar i Djajve të Kuq.
Këtu është lista e plotë:
Portierë: David De Gea, Tom Heaton, Nathan Bishop, Matej Kovar
Mbrojtësa: Eric Bailly, Diogo Dalot, Ethan Laird, Victor Lindelof, Harry Maguire, Tyrell Malacia, Luke Shaw, Alex Telles, Axel Tuanzebe, Raphael Varane, Aaron Wan-Bissaka
Mesfushorë: Amad, Bruno Fernandes, Fred, James Garner, Hannibal, Zidane Iqbal, Scott McTominay, Facundo Pellistri, Charlie Savage, Donny van de Beek
Sulmuesa: Tahith Chong, Anthony Elanga, Alejandro Garnacho, Anthony Martial, Marcus Rashford, Jadon Sancho
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




