Manchester City kalon me lehtësi pengesën Aston Villa

Shumë e lehtë për Manchester City-n, i cili mposhti Aston Villa 3-1 në Etihad. Gjithçka u vendos në pjesën e parë, me Qytetarët që e nisën shumë fuqishëm, duke kaluar në avantazh pas katër minutash falë goditjes me kokë të Rodrit. Të besuarit e Guardiolës dominuan pjesën e parë në të gjitha drejtimet, duke dyfishuar epërsinë në minutën e 39-të me goditjen e Gundogan në asistimin e Haaland. Në fund të fraksionit të parë vjen edhe 3-0: Mahrez në minutën e 46-të konverton penalltinë e fituar nga Jack Grealish.
Në pjesën e dytë, ndeshja dukej se do të zbehej, por në minutën e 61-të mysafirët shkurtuan distancën me diagonalen precize të Ëatkins. Skuadra e Emery fillon të shpresojë për një rikthim, por të njëmbëdhjetët e Guardiolës e menaxhuan mirë avantazhin, duke rrezikuar vetëm rikuperimin me Duran që godet traversën. Përfundoi 3-1, me Manchester Cityn duke u ngjitur në 48 pikë nga 22 ndeshje. Aston Villa mbetet në 28.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




