Manchester City rrëmben vendin e parë

Angli | 4 vite më parë

Përfundon operacioni i parakalimit për Manchester Cityn, i cili me pushtimin e fushës së Fulhamit i rrëmben vendin e parë Arsenalit. Liderët e rinj të Premier League tani janë një pikë më shumë dhe një ndeshje prapa Topçinjve. Në Craven Cottage, Haaland zhbllokoi menjëherë sfidën me një penallti, i cili vendosi një tjetër rekord, duke arritur Alan Shearer dhe Andy Cole si golashënuesit më të mirë të Premier në një sezon të vetëm (për norvegjezin ende të pa përfunduar) me 34 gola. Reagon Fulham dhe barazon me Carlos Vinicius në minutën e 15-të. Në pjesën e dytë goli i Julian Alvarez për finalen 2-1.

Rritja e Liverpool vazhdon, duke mposhtur Tottenhamin 4-3 pas një loje të çmendur dhe që zë vendin e pestë në renditje. Reds shënuan tre gola në 15 minutat e para me Jones, Luis Diaz dhe Salah. Goli i Kane para pushimit nuk dukej si një kambanë alarmi, por ai i Son në minutën e 77-të rihapi papritur ndeshjen në Anfield, me Spurs që u hodhën përpara dhe realizuan një 3-3 të pabesueshëm në 93′ me Richarlison. Gjithsesi, nuk ka mbaruar sepse në minutën e 94-të është Jota që e çon Liverpoolin përpara për 4-3 finale.

Në ndeshjet e tjera të ditës, fitore shumë të rëndësishme në garën për zonën Champions për Manchester United, i cili mundi 1-0 Aston Villa falë Bruno Fernandes dhe për Neëcastle, që mundi Southampton 3-1 me përmbysje pasi miqtë kaluan të parët në avantazh me Armstrong. Më pas ishte dopieta e  Wilson dhe një autogol nga Walcott që vendosën fatin e sfidës. Për të kompletuar tablonë, poker i Bournemouth, 4-1 kundër një Leeds në krizë.

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme