Manchester City shkatërron Liverpool-in

Një fitore e madhe për të vazhduar ëndërrimin. Manchester City i Pep Guardiolës fiton me përmbysje kundër Liverpool-it dhe rrëmben tri pikë të çmuara në garën për titull. Megjithatë, të besuarit e trajnerit Guardiola u goditën në këtë sfidë pas shtatëmbëdhjetë minutash nga goli i Salah pas arratisjes së Diogo Jota në limite të pozicionit jashtë loje.
Por reagimi I City-t është i ashpër. Në minutën e 27-të, Alvarez rikthen rezultatin në ekuilibër pas një asistimi të çmuar të Grealish. Pas pushimit, ndeshja nuk ka më histori. Manchester City gjeti menjëherë epërsinë me De Bruyne duke përfituar nga një krosim i Mahrez dhe një dalje boshe nga Alisson.
Në minutën e 53-të Gundogan firmosi për 3-1 dhe një çerek ore nga fundi Grealish e mbylli ndeshjen me golin e katërt. Një sukses i çmuar për skuadrën e Guardiolës, duke pasur parasysh edhe mosdisponueshmërinë e sulmuesit norvegjez, Haaland.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




