Manchester United mposht Brentford, përgjigjet Newcastle

Manchester United merr hak të pjesshme, pas pokerit që pësoi në ndeshjen e parë nga Brentford, duke fituar 1-0 në Old Trafford, me golin e Rashford. Djajtë e Kuq sulmuan që në minutat e para, me kundërshtarët që u mbrojtën nga dominimi i tyre territorial. Ndeshja u ndez në minutën e 20-të, kur McTominay nuk arriti të gjejë kuadratin në një mundësi të artë. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 29-të, me Marcus Rashford, të cilit në mundësinë e krijuar i mjaftoi vetëm të shtynte topin në rrjetë
Djajtë e Kuq filluan të menaxhonin lojën, duke shkuar afër dyfishimit me Antony para minutës së 45-të. Brentford krijoi një shans në minutën e 49-të, kur De Gea goditi me top Toney në shpinë, duke rrezikuar të pësojë golin më absurd. Megjithatë, Manchester United fiton 1-0, duke u ngritur në 53 pikë dhe +3 ndaj Tottenham të vendit të pestë (që ka një ndeshje më shumë), duke mbetur i çiftuar me Neëcastle.
Sukses dërrmues për Newcastle, ndaj një West Ham në vështirësi të mëdha, i cili pëson një çarmatosje 5-1 në shtëpi nga rivalët e tyre. Wilson në minutën e 6-të hapi serinë e golave për Magpies, ndërsa 7 minuta më vonë ishte Joelinton që dyfishoi. Zouma në minutën e 40-të dha sinjale zgjimi për vendasit. Por pjesa e dytë foli vetëm për miqtë, që arritën të shënojnë me Wilson 46’, Isak 82’ dhe Joelinton 90’ duke kompletuar fitoren 5-1. Newcastle mbetet i treti me 53 pikë, së bashku me Manchester United dhe gjithnjë e më shumë në garë për Champions League.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




