“Marine Le Pen ekstremiste pro Putin”, Berisha reagon për fitoren e Emmanuel Macron

Politikë | 5 vite më parë

Pas urimit të bërë nga Kryeministri Edi Rama, Presidenti Ilir Meta, edhe ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për fitoren e Presidentit francez Emmanuel Macron. Ndërsa e cilëson Marine Le Pen, si një ekstremiste pro Putin, raciste dhe abanofobe, Berisha uron Macron dhe shkruan se rizgjedhja e tij si Presidenti është një fitore jo vetëm për Francën, por për mbarë Europën.

Postimi i plotë:

Rizgjedhja e Presidentit Makron, një fitore për Francën dhe Europën!

Të dashur miq, në zgjedhjet presidenciale të Francës presidenti Emanuel Macron u rizgjodh, mori mandat të dytë.

Kjo ishte një fitore e madhe për Francën dhe mbarë Europën. Rivalja e tij Marine Le Pen është një ekstremiste pro Putin por edhe raciste dhe albanofobe.

Ndaj dhe ti urojmë suksese Presidentit Macron në të mirë të Francës dhe Europës. sb

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme