Marrëdhëniet BE-Turqi në qendër të takimit Von der Leyen-Erdogan

Kryetarët e Komisionit dhe të Këshillit të Bashkimit Europian, Ursula von der Leyen e Charles Michel do të vizitojnë sot Turqinë për t’u takuar me presidentin turk, Recep Tajip Erdogan.
Misioni vjen me qëllim të ringjalljes së marrëdhënieve të luhatshme midis Brukselit dhe Ankarasë, pas luhatjeve të fundit të qeverisë turke mbi demokracinë dhe të drejtat e njeriut.
Në qendër të bisedimeve në Ankara, parashikuar sot pasdite, do të ketë disa çështje strategjike, që nga migracioni deri te mosmarrëveshjet gjeopolitike rajonale mbi Mesdheun Lindor, Sirinë dhe Libinë.
Qeveria e Erdoganit ka kërkuar burime shtesë nga BE-ja për të vazhduar ndihmën ndaj 3,6 milionë refugjatëve, pas gjashtë miliardëve euro të akorduar vitet e fundit nga BE-ja.
Nga ana e tij, duket se Brukseli është i gatshëm të përqendrohet në bashkëpunimin e zhvillimit duke parë perspektivat e dobëta të një kthimi të afërt në atdhe të refugjatëve./ANSA
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




