Marrëveshja Basha–Bakojanis për detin? Basha: Asgjë nuk e pengon hetimin

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH u shpreh se mbështet hetimet e SPAK-ut për çdo çështje, madje edhe për marrëveshjen e detit. Basha theksoi se asgjë dhe askush nuk pengon hetimin e çdo gjëje që është për tu hetuar.
“Ajo që më diferencon që prej fillimit në mënyrë koherente i kam dhënë personalisht dhe politikisht mbështetje pa kushte SPAK-ut. Asgjë nuk pengon hetimin e çdo gjëje që është për tu hetuar. Thelbi është se dosjet i kanë mbi dysheme që hedh poshtë kërkesat për buxhet. Qeveria bën sikur i ndihmon, por në fakt nuk i ndihmon aspak dhe po bën gjithçka për t’i penguar. Dhe lajmi i mirë këtu është se Qeveria është në panik, kryeministri është në panik dhe ky është një lajm i mirë që duhet të na gëzojë si qytetarë që aspirojmë një vend me ndarje pushtetesh, vend ku nuk ka më të plotfuqishëm që janë përtej ligjin. Kryeministri duhet ta ketë frikë ligjin dhe kjo nuk ka ndodhur për 34 vite”, tha Basha.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




