Marrëveshja për emigrantët me Italinë/ Hasani: Presim zbardhjen e vendimit nga Kushtetuesja që të procedojmë me ratifikimin në Kuvend

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, në një konferencë për shtyp të zhvilluar në ambientet e ambasadës sonë në Itali, deklaroi se, “presim zbardhjen e vendimit nga Gjykata Kushtetuese për marrëveshjen për emigrantët, në mënyrë që të procedojmë dhe me ratifikimin në Kuvendin e Shqipërisë”.
I pyetur nga gazetarët mbi këtë marrëveshje të firmosur mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes italiane, Giorgia Meloni, ministri Hasani konfirmoj se gjatë takimi me Ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani, u biseduam shumë çështje të aktualitetit dhe një nga pikat e cekura padyshim që diskutuam edhe për marrëveshjen tjetër që kemi në dorë.
“Shqipëria, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese do të vazhdojë me hapat e veta. Padyshim që strukturat shqiptare janë gati dhe do t’i përgjigjemi ritmit që do të biem dakord me palën italiane, e cila është gjithashtu në proceset e veta të miratimit të kësaj marrëveshjeje”, tha Hasani.
Ndër të tjera kreu i diplomacisë shqiptare, u shpreh se, “biseda u përqendrua në çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë jo vetëm me marrëveshjet dypalëshe, por edhe me çështjet në rajon.
“Ballkani Perëndimor ishte një nga pikat për të cilat ne diskutuam gjatë dhe zhvillimet në BP nuk mundet t’i lëvizen vëmendjes që dy qeveritë tona kanë. Padyshim, edhe rruga e Shqipërisë drejt BE është arsyeja tjetër që ne jemi sot këtu. U angazhuam me Ministrat e Ballkanit Perëndimor dhe me grupin e Miqve të disa vendeve të BE me BP, për të krijuar klimën e nevojshme politike për të përshpejtuar mekanizmat e aderimit në BE përpara vitit 2030” theksoi ministri.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




