Marrëveshja për emigrantët, Sefa: Ja arsyet pse ishim kundër saj!

Politikë | 3 vite më parë

Avokat Indrit Sefa ka deklaruar se për sa kohë Italia nuk mundet të menaxhojë dot emigrantët që vijnë nga Afrika në këtë vend, Shqipëria do ta ketë edhe më të pamundur.

Ai solli shembull largimet e emigrantëve nga kampi i Lampeduzës drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

“Ne jemi koshient, Italia është një shtet me potenciale të jashtëzakonshme të sigurisë dhe me një traditë të jashtëzakonshme për mikpritjen e imigrantëve në këtë rast dhe sërish ka probleme. Për shembull, kampi Lampeduza.

Italia me aq potenciale dhe me aq resurse për menaxhimin e këtyre kërkesave prapë nuk arrin dot dhe sërish ka dalje nga kampi dhe largohen nga shteti italian drejt shteteve të tjera. Vetë Italia e ka problem menaxhimin e kushteve të jetesës. Kjo është edhe frika”, u shpreh Sefa.

Sefa theksoi se në rastin shqiptar këta emigrantë ka shumë gjasa që të largohen nga kampi në Lezhë dhe Gjadër dhe mund të bëhen objekt i trafikimit të qenieve njerëzore drejt BE-së.  

“Nëse këta 3 mijë emigrantë që do të akomodohen në muaj në territorin shqiptar nëse për 28 ditë nuk marrin përgjigje nga autoritetet italiane, sipas protokollit duhet të transferohen nga kampi ku do të jenë vendosur në Lezhë apo në Gjadër.

Frika tjetër është që këta emigrantë mund të largohen nga kampi dhe territori shqiptar do të jetë trampolinë shumë e mirë për t’u larguar drejt vendeve të BE-së”, theksoi Sefa.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme