Marrëveshja për pensionet Shqipëri- Itali, Nikolla: Kuvendi është gati për ratifikimin

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, përshëndeti të martën firmosjen e marrëveshjes për njohjen e pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë. Sipas një njoftimi për shtyp, duke pasur parasysh marrëveshjen në fjalë, Nikolla u shpreh se, “bashkëpunimi dypalësh u shërben qytetarëve”.
“Marrëveshja për njohjen e pensioneve, e firmosur sot nga ministrat Igli Hasani dhe Antonio Tajani, në emër të qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Italisë, është një sukses në bashkëpunimin mes dy vendeve. Një veprim që tregon se bashkëpunimi dypalësh u shërben qytetarëve”, ka komentuar Nikolla.
Sipas saj, mbi 550 mijë shqiptarë në Itali dhe disa dhjetëra mijë qytetarë italianë në Shqipëri do të përfitojnë nga kjo marrëveshje.
“Kuvendi është gati për ratifikimin e Marrëveshjes, sapo qeveritë të përgatisin instrumentat e ratifikimit.”, deklaron Nikolla.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




