Marrëveshje 2-vjeçare për Mbulimin Shëndetësor Universal, Manastirliu: Qëllimi, rritja e potencialit të kujdesit shëndetësor parësor

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka qenë sot në Tel Aviv ku së bashku me Drejtorin Rajonal të OBSH për Europën, Hans Kluge kanë firmosur marrëveshjen 2-vjeçare të bashkëpunimit për të çuar përpara ndërhyrjet e përbashkëta për Mbulimin Shëndetësor Universal, Sigurinë Shëndetësore dhe Promovimin e Shëndetit dhe Mirëqenies. Marrëveshja e re përmban prioritete të qarta që kanë si qëllim rritjen e potencialit të kujdesit shëndetësor parësor.
“Firmosëm me dr. Hans Kluge, Drejtorin Rajonal të OBSH për Europën, marrëveshjen 2-vjeçare të bashkëpunimit për të çuar përpara ndërhyrjet e përbashkëta për Mbulimin Shëndetësor Universal; Sigurinë Shëndetësore; Promovimin e shëndetit dhe mirëqenies. Është një marrëveshje shumë e rëndësishme sepse vendos në zbatim të mëtejshëm të gjithë komponentët që ne i kemi përshkruar në Planin tonë të Veprimit të Strategjisë Kombëtare të Shëndetësisë ’20-’30”, tha Manastirliu.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




