Marshimi në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Rama ndan pamje: Liria ka emër

Politikë | 2 muaj më parë

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga marshimi që po zhvillohet në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në paraburgim në Hagë.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka shoqëruar pamjet e marshit me mesazhin e shkurtër: “Liria ka emër.”

Mijëra qytetarë janë mbledhur  në sheshin “Skënderbej” të Prishtinës, duke shprehur mbështetjen për ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-deputetin Rexhep Selimi.

Vendimi për Thaçin, Krasniqin, Veselin dhe Selimin jepet më datën 16 shtator nga Gjykata e Hagës, ku katër ish-zyrtarët e lartë ndodhen në paraburgim që nga viti 2020.

/rtsh.al/ 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme