Masakra në Moskë- Rusia në zi, shkon në 137 numri i viktimave

Numri i personave të vrarë në sallën e koncerteve në Moskë ka shkuar në 137, tha Komiteti Hetues i Rusisë. Në mesin e viktimave ishin tre fëmijë, duke shtuar se 62 trupa janë identifikuar deri më tani.
Rusia uli flamujt në gjysmështizë këtë të diele (24 mars) pasi 133 persona humbën jetën dhe mbi 150 mbetën të plagosur në një sulm terrorist gjatë një koncerti në Moskë.
Shteti është sot në ditë zie, ndërsa sulmi ishte më vdekjeprurësi në vend gjatë dy dekadave të fundit.
Presidenti Vladimir Putin shpalli një ditë zie kombëtare pasi u zotua të gjurmojë dhe ndëshkojë të gjithë ata që qëndrojnë pas sulmit.
“Unë shpreh ngushëllimet e mia të thella dhe të sinqerta për të gjithë ata që humbën të dashurit e tyre. I gjithë vendi dhe i gjithë populli ynë është i pikëlluar me ju”, tha Putin.
Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin e së premtes, por Putin nuk e ka përmendur publikisht grupin militant në lidhje me sulmuesit, të cilët ai tha se ishin përpjekur të arratiseshin në Ukrainë. Ukraina ka mohuar në mënyrë të përsëritur çdo rol në sulm.
Njerëzit vendosën lule në vendin e sulmit dhe ndezën qirinj në solidaritet me familjarët e viktimave.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




