Matura 2023, e-Albania ofron shërbim të ri

E-Albania ka ofruar një shërbim të ri këtë vit akademik për maturantët.
Të gjithë maturantët që duan të posedojnë një kopje të tezës së tyre të maturës shtetërore, mund ta bëjnë fare lehtë me një aplikim të e-Albania.
Lajmin e ka dhënë në rrjetet sociale ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi.
“Tashmë që rezultatet e 4 provimeve të Maturës Shtetërore janë shpallur, të gjithë maturantët që janë të interesuar për të parë kopjen e testit të tyre mund ta marrin këtë shërbim në platformën e-Albania” shkruan zonja Kushi.
Aplikimi duhet kryer më 28 qershor 2023, nga ora 8:00 deri në orën 16:00, në linkun: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx….
Në zbatim të rregullores së re të Maturës Shtetërore, nëse maturantët konstatojnë gabime në korrigjim, ata mund të drejtohen në shkollën e tyre për të ndjekur procedurat për rivlerësimin e testit në datën 3 korrik 2023, kujton zonja Kushi.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




