Matura/ Publikimi i tezës së provimit, Kushi: Nuk cënon procesin

Ministria e Arsimit ka marrë të gjitha masat që provimi i dytë, ai i Maturës Shtetërore, ai i Gjuhës Shqipe të zhvillohet normalisht. Në një dalje për mediat, Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ndalur tek publikimi i tezës së provimit te Anglishtes, siguroi se nuk cënon procesin.
Kushi tha se vijonë hetimet për të gjetur përgjegjësit të cilët publikuan tezat e provimit të Anglishtes.
“Fakti që teza dhe deklarohet për herë të parë nga e njëjta dorë na bën të dyshojmë se është e inskenuar pikërisht për ta vënë në dyshim procesin. Testi ka dalë 30 min pas fillimit të provimit, nuk ka asnjë informacion që testi të hyjë i zgjidhur”, tha Kushi ndërsa siguroi se “procesi vijon të jetë me standarte”, siguroi ministrja ndërsa i bëri thirrje prindërve që të bashkëpunojnë me fëmijët dhe mos t’i lejojnë të marrin telefon me vete gjatë dhënies së provimit, pasi është shkelje e rrugorës.
Nxënësit e arsimit të mesëm do t’i nënshtrohen të mërkurën (7 qershor), provimit të dytë të Maturës Shtetërore .Sakaq, maturantëve u mbeten dhe 2 provime të tjera për të kryer, kryesisht më datë 13 qershor do të mbahet provimi i Matematikës dhe provimi i katërt i cili përmbyll ciklin, ai me zgjedhje që do të mbahet më 19 qershor.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




