Matura shtetërore 2023/ Zhvillohet provimi i lëndëve me zgjedhje, sërish dalin tezat

Sociale | 3 vite më parë

Rreth 30 mije maturantë në të gjithë vendin kanë zhvilluar sot provimin e fundit të Maturës Shtetërore, atë të lëndëve me zgjedhje. Ashtu siç ka ndodhur edhe me tre provimet e tjera, tezat janë publikuar online disa minuta pas nisjes së provimit.

Maturantë konfirmuan se tezat e shpërndara në rrjetet sociale ishin të njëjta me ato që kanë plotësuar.

Provimi, i cili zgjati 2 orë e 30 minuta u zhvillua në salla të mëdha, të monitoruara nga kamera, teksa u angazhuan në proces rreth 7800 mësues.

Maturantët thanë se niveli i provimit ishte mesatar dhe koha në dispozicion mëse e mjaftueshme.

Me këtë provim mbyllet edhe Matura Shtetërore 2023 dhe për të rinjtë nis një kapitull i ri.

Ndërkohë më herët janë publikuar edhe rezultatet e provimit të Gjuhës Shqipe dhe letërsisë ku kalueshmëria ka qenë 98.38% dhe janë vlerësuar me 10, 5.73% e maturanteve.

Gazetare: Albana Agolli

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme