“Matura shtetërore”, të hënën nis plotësimi i formularëve A1 dhe A1Z

Duke filluar nga dita e hënë maturantët do të nisin aplikimin për plotësimin e formularëve A1 dhe A1Z. Kalendari i publikuar nga Qëndra e Shërbimeve Arsimore njofton se prej datës 16 nëntor deri më 10 dhjetor, maturantët kanë të drejtë fillimisht të aplikojnë në portalin qeveritar “e-albania”. Më pas në periudhën 17 nëntor-10dhjetor, do të aplikojnë në portalin “Matura Shtetërore”. Procedura e aplikimit do të kryhet vetëm brenda ambjenteve të shkollave të mesme me mbikqyrjen e mësuesve.
Maturantët që ndjekin gjimnazet do të kenë mundësi të zgjedhin mes 8 lëndëve me zgjedhje, shkollat e mesme artistike mes 3 lëndëve dhe shkollat e mesme profesionale do të zgjedhin mes 38 lëndeve me zgjedhje.
Pas plotësimit të formularëve , maturantët do të mund të verifikojnë bazën e të dhënave që kanë plotësuar, në rast të ndonjë gabimi. Përzgjedhja do të bëhet vetëm pasi maturantët janë njohur me kriteret e universiteteve që synojnë.
Per sa i takon rregullores së maturës shtetërore parashikohet që ajo të ndryshoj edhe për shkak të situatës së pandemisë që po përjetojmë, por për një perjudhë të mëvonshme.
Gjatë kohës që maturantët do të tetstohen , të dhënat e tyre, bashkë me ato të vitit të fundit, do të bëhen gati nga shkollat për tia nisur QSHA-së dhe me pas IAL-ve, të cilat do të mund të bëjnë në fund edhe përzgjedhjen e tyre. (rtsh.al)
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




