Mayweather provokon McGregor: Kur të rikthehesh, do të mund sërish

Pas deklaratës së Conor McGregor se do të tërhiqet nga sporti i arteve marciale mikse (hera e tretë që e thotë këtë gjë), ka ardhur reagimi i boksierit Floyd Mayweather. Ai ka provokuar irlandezin për këtë vendim, duke i kujtuar deklaratat e tij për një duel të dytë.
“Nuk ishte ti ai që kishe thënë se do të më mundje po të përballeshim një herë të dytë? Tani e gjete të tërhiqesh? A nuk ishe ti ai që doje të mposhtje më të mirët? Gjithsesi, kur të vendosësh për t’u rikthyer sërish po të pres që të të mund përsëri”, ka qenë deklarata e Mayweather.
Dy sportistët kanë zhvilluar duel boksi në gusht të 2017-ës, me Mayweather që fitoi me “KO teknik” në raundin e 10-të. Disa herë dy sportistët janë përfolur se do të duelojnë sërish, por tashmë e ardhmja e të dy sportistëve duket se është “pensioni”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




