Mbahet sot protesta e PD, pas ‘blindimit’ të Kryeministrisë, bllokohet qarkullimi i automjeteve në disa segmente

Protesta e thirrur nga Sali berisha për rritjen e çmimeve të shportës dhe të karburantit do të mbahet sot në orën 19:00. Thirrje të shumta u janë drejtuar qytetarëve nga kreu dhe deputetë të PD që të marrin pjesë në protestë pasi sipas tyre Shqipëria është në rrezik.
Për protestën që do mbahet pasditen e sotme, selia blu ka kërkuar dy orë lejë në Polici, nga ora 19:00 deri në orën 21:00.
Protesta e PD do të mbahet para Kryeministrisë dhe për këtë është vendosur që në dyert e kësaj godine të vishen me hekur si një masë e marrë në rast të precipitimit të situatës.
Po ashtu, disa nga rrugët pranë zonës ku do të zhvillohet protesta janë bllokuar. Kështu në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rrugën “Gjergj Fishta”, bulevardin “Bajram Curri” dhe bulevardin “Zhan Dark” do të kufizohet qarkullimi për automjetet.
“Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, janë: – bulevardi “Dëshmorët e Kombit”; – rruga “Gjergj Fishta”; – bulevardi “Bajram Curri”- bulevardi Zhan D’Ark. Policia apelon të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore”, njofton policia.
Protesta është paralajmëruar që do të jetë paqësore dhe do të protestohet kundër shpopullimit, çmimeve të larta dhe ekonomisë në rënie. Himni që do të shoqërojë protestën është Një hap përpara (Rikthimi) nga Renis Gjoka dhe Big Basta.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




