Mbappe te Reali, vjen përgjigja e Perez: Po, por…

Pas largimit të një legjende si Benzema, Real Madrid po kërkon një qendërsulmues të denjë për të marrë një trashëgimi kaq të rëndë. Harry Kane i Tottenham është në pole position për të forcuar sulmin e ‘blancos’, por tifozët ende ëndërrojnë që Kylian Mbappé të zbarkojë në Bernabeu dhe njëri prej tyre e pyeti drejtpërdrejt Florentino Perez për këtë.
“A do të nënshkruajë Mbappé për ne?” është pyetja që i drejtohet presidentit (i cili tashmë e ka marrë Bellinghamin nga Dortmund për një shumë monstruoze) në një video të postuar në rrjetet sociale, e cila shpejt u bë virale për shkak të përgjigjes së marrë në këmbim: “Po, por jo këtë vit” fjalët e Florentino-s, i cili ndezi menjëherë tifozët e zhgënjyer të Realit verën e kaluar, kur francezi preferoi të rinovonte kontratën me PSG-në, pavarësisht ofertës nga Madridi.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




