Mbërrin në Tiranë Ricky Martin

Kulturë | 3 vite më parë

Ylli i muzikës latine Ricky Matrin do të ngjitet në skenën e Sheshit “Skënderbej” në Tiranë këtë të enjte më 20 korrik për ti dhuruar publikut shqiptar emocione të forta. Ai do të interpretojë shumicën e këngëve të tij hit.

Ricky Martin do të performojë së bashku me Orkestrën Simfonike të Teatrit të Operës së Tiranës me Dirigjent Jacopo Sipari di Pescasseroli.  Mes baladave romantike të Martin së bashku me orkestrën do të luajnë me elegancë nota latine duke ndezur edhe më shumë atmosferën për publikun i cili mendohet se mund të arrijë rreth 10.000 vetë.

Ricky Martin së shpejti do të dalë në turne dhe do ta ndajë skenën me këngëtarë si Pitbull dhe Enrique Iglesias, ku ky i fundit ka performuar disa javë më parë në Tiranë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme