Mbështetës të PD-së protestojnë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, të cilat i konsiderojnë si të manipuluara

Zgjedhje 2025 | 1 vit më parë

Mbështetës të Partisë Demokratike janë mbledhur në bulevardin “Zogu i Parë”, në kryqëzimin parnë Ministrisë së Drejtësisë, qindra metra larg Sheshit ‘Skënderbej’ ku po mbahet samiti i liderëve evropianë, për të protestuar sipas tyre për manipulimin e zgjedhjeve të 11 majit 2025.

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka tha për mediet se krimi i organizuar ka ndikuar në tjetërsimin e rezultatit.

“Misioni i PD nuk është pushteti, por shenjtërimi i votës në Shqipëri. Dilni takoni sot qytetarët, në 10 qytetarë, 7 thonë se kanë votuar PD-në”, tha Noka.

Drejtuesja Politike e Partisë Demokratike për Diasporën, Jozefina Topalli në një prononcim për mediet tha se është manipuluar vullneti i shqiptarëve.

“Kam mbuluar diasporën, gjej një proces që është i cenuar në gjithë integritetin e tij. Berati ishte 90% për PS-në. Kjo nuk është normale. Pres që Greqia të dalë edhe 190% për PS-në! Unë jam përqendruar tek diaspora. Ka ndodhur që zgjedhësi nuk ka votuar vetë, por janë të tjerë që kanë votuar për të”, tha Topalli.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme