Mbështetja në bujqësi/ Naftë pa taksa për të gjithë fermerët e pajisur me NIPT
Ekonomi | 6 vite më parë

Duke nisur nga viti i ardhshëm fermerët e pajisur me NIPT do të përfitojnë naftë pa taksa.
Kryeministri Edi Rama nxiti të gjithë fermerët e papajisur me NIPT, që të nxitojnë ta marrin për të përfituar naftë falas.
“Mirëmëngjes dhe me lajmin që procedura ligjore për naftë pa taksa për të gjithë fermerët e pajisur me NIPT ka nisur me garën e shpallur nga Ministria e Bujqësisë, si edhe me nxitjen për të gjithë fermerët e papajisur me NIPT, që të nxitojnë ta marrin, ju uroj një muaj të mbarë”, tha Rama.
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit rural mbështet fermerët me këshillim, teknologji dhe financim. Duke nisur nga viti i ardhshëm fermerët e pajisur me NIPT do të përfitojnë naftë pa taksa.
Të gjithë fermerët që nuk e kanë ende NIPT-in duhet të nxitojnë ta marrin atë për tu bërë pjesë e kësaj skeme mbështetëse.
Çmimi i naftës është 160 lekë/litër prej të cilave 44 lekë ishte akciza, 32.4 lekë taksa e qarkullimit dhe 3 lekë taksa e karbonit.
Në 1 janar 2021, çmimi i naftës për fermerët bëhet 79.6 lekë, pra hiqen 3 taksat. Në total hiqen 80.4 lekë për litër nga çmimi aktual, ose mbi 50% më pak lekë
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




