Mbështetje financiare ndaj Shqipërisë dhe rajonit, Rama takim me presidenten e BEI-t, Nadia Calvino

Politikë | 3 vite më parë

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Luksenburg, ka zhvillua një takim me presidenten e Bankës Europiane të Investimeve  (BEI), Nadia Calvino.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama bënë me dije se  gjatë takimit është  diskutuar në lidhje me mbështetjen financiare e teknike për Shqipërinë dhe rajonin.

Më herët, kryeministri Edi Rama foli në panelin “Rruga drejt zgjerimit” mbi rolin që institucionet më të rëndësishme financiare mund të luajnë në rrugën drejt integrimit në BE.

“Në Bankën Europiane të Investimeve për të rritur mbështetjen financiare e teknike ndaj Shqipërisë dhe rajonit, si edhe në panelin e organizuar nga BEI për procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian, ku Shqipëria ishte e ftuar si një shembull suksesi e këtij procesi në Ballkanin Perëndimor”, u shpreh kryeministri Rama.

Gjatë vizitës në Luksenburg, Rama është pritur nga kryeministri i Luksemburgut, Luc Frieden, të cilin e konsideroi një mbështetës të vendosur të integrimit të Shqipërisë në BE.

Rama tha se gjatë takimit me kryeministrin Frieden ndër të tjera ranë dakord për zbatimin e marrëveshjes së heqjes së tatimit të dyfishtë pas daljes së Shqipërisë nga lista gri, si dhe folën për rritjen e mëtejshme të numrit të turistëve luksemburgezë në Shqipëri.

/rtsh.a/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme