Mbledhja e dy qeverive, ish-diplomati Çukaj: Marrëveshjet të mos mbeten në letër, qytetarët do humbnin besimin

Teksa qeveria shqiptare dhe ajo e Malit të Zi zhvillon sot mbledhjen e dytë të përbashkët, në të cilën pritet nënshkrimi i 11 marrëveshjeve e memorandumeve, ish-diplomati Ilirjan Çukaj vuri theksin te vënia në zbatim e tyre, në mënyrë që të mos mbeten vetëm në letër. I ftuar në studion e lajmeve të RTSH, Çukaj u shpreh se pas përfundimit të këtyre marrëveshje, të dyja qeveritë duhet të angazhohen seriozisht për materializimin e projekteve, në mënyrë që qytetarët e të dy vendeve të ruajnë besimin te qeveritë.
“Mendohet të nënshkruhen 11 marrëveshje dhe memorandume. Padyshim që impakti është pozitiv. Nëse këto zbatohen dhe nuk ngelen në letër. Ka rëndësi vënia në zbatim e këtyre projekteve.
Me përfundimin e këtyre marrëveshjeve të dyja qeveritë duhen të angazhohen duke i hapur rrugën zbatimit të projekteve, duhet plan veprimi konkrete për ti materializuar këto projekte. Ndryshe do mbeteshin thjesht projekte në letër dhe njerëzit do humbnin besimin dhe nuk do merrnin produktivitetin e këtyre marrëveshjeve”, tha ai.
Qeveria shqiptare dhe ajo e Malit të Zi zhvillojnë këtë të hënë mbledhjen e dytë të përbashkët që mbahet në Podgoricë, ku do të nënshkruhet Deklarata e Përbashkët, Marrëveshja Bilaterale për ndërtimin e urës në lumin Buna dhe 9 marrëveshje e memorandume në fushën e energjisë, peshkimit, mbrojtjes së bimëve, mbrojtjes sociale, sportit, kulturës dhe medias, mbrojtjes, shëndetësisë, si dhe marrëveshja për hapjen e kufirit të përbashkët në kalimin Shën Nikollë – Pulaj.
Ndiqni intervistën për RTSH 24
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




