Mbledhja ndërqeveritare/ Abazoviç: Raportet tona, shembull për rajonin! Rama: Shqipëria dhe Mali i Zi, më shumë sesa fqinjë

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, tashmë janë në nivele më të larta. Kështu ka deklaruar Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç në konferencën e përbashkët që mbajti me kryeministrin Edi Rama, pas nënshkrimit të 11 marrëveshjeve dhe memorandumeve mes 2 vendeve.
Abazoviç shprehu krenarinë mbi nënshkrimin e marrëveshjes bilaterale për ndërtimin e urës mbi lumin Buna, që sipas tij, jo vetëm do të rrisë perspektivën dhe zhvillimin e zonës, por do të nxisë gjithashtu rritjen e turizmit. Sipas Abazoviç “ Shqipëria dhe Mali i Zi mund të thonë se marrëdhëniet e tyre janë ngritur në nivele më të larta”.
“Dërguam një mesazh të bukur, atë të bashkëpunimit, dedikimit të të ardhmes së përbashkët në zhvillimin ekonomik. Jam krenar që vendosëm nënshkrimet për krijimin e madh infrastrukturor të urës në Bunës, që do mundësojë të bëhet një prodhim, produkt i ri turistik.. njerëzit të kenë akses të zvogëlojnë trafikun sidomos gjatë verës dhe për perspektivën që zhvillimi i zonës të jetë më i lartë. Rama ndërmori disa hapa për të mundësuar lëvizjen e papenguar në lumin Buna”, tha Abazoviç. Kryeministri deklaroi më tej se raportet e Malit të Zi me Shqipërinë, janë një shembull për Ballkanin Perëndimor. E ardhmja e Malit të Zi dhe Shqipërisë, theksoi Abazoviç, janë në BE.
“Pas 7-80 viteve të rikthehet përsëri. Të bëjmë çdo gjë dhe ne segmente të tjera. Ne dëshirojmë që Mali i Zi dhe Shqipëria e shohin perspektiven në raportet e ndërsjella, ne jemi dedikuar drejt integrimit dhe të ardhmen e përbashkët e shohim në BE. Mendoj që raportet që ka qeveria e Malit të zi me atë të Shqipërisë janë shembull për Ballkanin Perëndimor. Këtë shembull të ndjekin dhe vendet e tjera të rajonit, jemi të përkushtuar që mbledhje të përbashkëta të bëjmë dhe me vendet e tjera të rajonit”, shtoi ai.
Po ashtu edhe kryeministri Edi Rama vlerësoi me notat më të larta marrëdhëniet mes dy vendeve, duke i konsideruar ato më të forta sesa thjeshtë marrrdhëniet mes dy vendeve fqinje.
“Edhe njëherë tjetër ne e kemi ndjerë ngrohtësinë e mikëpritjes dhe afrimitetin vëllazëror mes nesh. Dua të përsëris atë që thash gjatë mbledhjes se Shqipëria dhe Mali i Zi janë më shumë sesa fqinjë dhe mund të bëjnë shumë më tepër seç kanë bërë deri më sot. Përveç sfidave të drejtpërdrejta, vlera e kësaj ngrohtësie dhe vëllazërie në fqinjësi, bëhet edhe më e madhe. Kemi vizituar sëbashku Kievin dhe Presidentin Zelensky në respekt të mandatit tonë si kryeministra të dy vendeve që janë të rreshtuar në krah të Ukrainës, të dy vendeve anëtare të NATO-s dhe si vizita jonë në Kiev, si përpjekjet tona të përbashkëta në të gjitha këto fronte, janë themeli i një marrëdhënieve që ka një potencial të jashtëzakonshëm për t’u thelluar dhe fuqizuar më shumë. Vitin e kaluar, krahësimisht me të këqijat e përbashkëta të një lufte që ka nisur jo thjeshtë për të coptuar Ukrainën, por për të gjunjëzyar Europën përmes kthimit të energjisë në armë, ne kemi përjetuar edhe aspekte të mira në drejtim të ecurisë sonë drejt BE. Kemi parë si BE është bërë më e hapur dhe e ndjeshme. Kemi parë që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i çelën negociatat, si Kosovës iu dha nëj datë për liberalizimin e vizave dhe BE u spostua jashtë kufijve të BE për të mabjtur një Samit në Tiranë. Por BE është një korsi e përbashkët, shpejtësia e së cilës lidhet me korsinë e bashkëpunimit rajonal dhe në këtë pikë, Shqipëria dhe Mali i Zi janë plotësisiht të angazhuara“, u shpreh Rama.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




