Mbrëmje magjike nga Kuarteti ILA 4, emocione në kishën “Shen Piu x” në Elbasan

Kulturë | 4 vite më parë

Emocione të mëdha u përjetuan në mbrëmjen magjike dhuruar nga Kuarteti ILA 74 per spektatorin artdashes elbasanas, nën bekimin dhe kumbimin e sallës së Katedrales “Shen Piu X”.

Faqet muzikore të luajtura nga katër instrumentiste të nivelit Akademik kombëtar dhe botëror, vijnë nga një eksperiencë ekzekutive grumbulluar në vite e dekada.

Kjo mbrëmje magjike është fryt i katër divave të muzikës së Dhomës Kombëtare si Zeqir Sulkuqi, Ilo Kanani, Kostika Tanto dhe Vangjush Papadhimitri.

Gazetare: Amela Kocerri

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme