Mbretëria e Bashkuar ka ndërprerë fondet për agjencinë e OKB-së për palestinezët, UNRWA

Kjo vjen pasi agjencia njoftoi shkarkimin e disa prej stafit të saj mbi akuzat për përfshirje në sulmet e Hamasit të 7 tetorit.
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar tha se është “e tmerruar” nga akuzat e bëra nga Izraeli.
SHBA, Australia, Italia dhe Kanadaja kanë pezulluar tashmë fondet shtesë për agjencinë e OKB-së.
UNRWA thotë se ka urdhëruar një hetim mbi informacionin e dhënë nga Izraeli.
“Mbretëria e Bashkuar është e tmerruar nga pretendimet se stafi i UNRWA-s ishte i përfshirë në sulmin e 7 tetorit kundër Izraelit, një akt i urryer terrorizmi që qeveria e Mbretërisë së Bashkuar e ka dënuar vazhdimisht”, tha në një deklaratë Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar.
“Mbretëria e Bashkuar po ndalon përkohësisht çdo financim të ardhshëm të UNWRA ndërsa ne i shqyrtojmë këto pretendime në lidhje me pretendimet”.
Edhe Departamenti amerikan i Shtetit më parë njoftoi se po pezullonte fondet shtesë për agjencinë e OKB-së, duke thënë se ishte “jashtëzakonisht i shqetësuar” nga pretendimet për përfshirjen e stafit të OKB-së në sulme.
BE tha gjithashtu se do të vlerësojë hapat e mëtejshëm “bazuar në rezultatin e hetimit të plotë dhe gjithëpërfshirës”.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha se ishte “i tmerruar nga ky lajm”.
Kreu i UNRËA, Philippe Lazzarini, tha se një hetim i plotë mbi akuzat po kryhej “për të gjetur të vërtetën pa vonesë”.
Lazzarini shtoi: “Për të mbrojtur agjencinë dhe që të vazhdojë të ofrojë ndihmë humanitare, unë kam marrë vendimin për të përfunduar menjëherë kontratat e këtyre anëtarëve të stafit”.
Ai tha se çdo personel që zbulohet se ka qenë i përfshirë në “akte terrori” do të mbahet përgjegjës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




