Mbrojtja e të drejtave të pronësisë industriale përmes regjistrimit në DPPI

Ekonomi | 6 vite më parë

Për të aplikuar për një patente për një shpikje apo certifikim të një produkti tashmë është më e lehtë përmes portalit E-Albania .
“Mbrojtja dhe promovimi i produkteve shqiptare nën markën “Made in Albania” është i një rëndësie të veçantë jo vetëm për zhvillimin ekonomik të vendit, por edhe sepse ju siguron sipërmarrjeve të hyjnë në tregje me standarde”,  theksoi ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj gjatë një aktivitetin e organizuar nga Drejtorinë e Përgjithshme e Pronësisë Industriale.
Edhe përfaqësuesit e biznesit që operojnë në fushën e artizanatit, si në prodhimin e kravatave, ashtu edhe të veshjeve popullore tradicionale vlerësuan rëndësinë e regjistrimit të markave dhe patentave pasi ato jo vetëm sigurojnë mbrojtje në treg, por edhe rrisin përgjegjësinë ndaj produkte konsumatorëve. Ndërkohë që prej viti 1993 në Drejtorinë e Përgjithshme e Pronësisë Industriale janë depozituar rreth 90’000 aplikime për regjistrime të objekteve të Pronësisë Industriale. Inovatorët shqiptarë kanë aplikuar për regjistrimin e 171 patentave për shpikjet e tyre.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme