Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit për 6 bashkitë e vendit

Është mbyllur zyrtarisht procesi i votimit në 6 bashkitë e vendit ku është votuar për kryetar bashkie.
Tashmë qytetarët e Durrësit, Vorës, Dibrës, Rrogozhinës, Lushnjes dhe Shkodrës kanë dhënë verdiktin e tyre dhe pas procesit të numërimit do të dalë emri i kryetarit që do t’i udhëheqë ata deri në zgjedhjet e ardhshme vendore.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve raporton se deri në orën 19:00 kanë marrë pjesë në votim 30.33% e qytetarëve të thirrur në zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki të vendit.
Sipas KQZ, të dhënat janë mbledhur nga 111 Qendra Votimi nga 942 që janë gjithsej.
Deri në orën 19:00 kanë votuar 25169 votues nga 82984 zgjedhës në listën e QV të raportuara.
Në bashkinë në Dibër kanë votuar 43.35% e zgjedhësve.
Në bashkinë Durrës kanë votuar 26.27% e zgjedhësve.
Në bashkinë Lushnjë kanë votuar 35.96% e zgjedhësve.
Në bashkinë Shkodër kanë votuar 29.11% e zgjedhësve.
Në bashkinë Rrogozhinë kanë votuar 30.92% e zgjedhësve.
Në bashkinë Vorë kanë votuar 40.33% e zgjedhësve.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




