Mbyllja e Nord Stream 1/ Von der Leyen: Europa do të mbizotërojë, do të ndihmojmë qytetarët tanë

Ndërsa Rusia ka vendosur të mos rihapë rubinetat e gazit natyror të Nord Stream 1, Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen është shprehur optimiste se Europa do të kapërcejë këtë vështirësi. Ajo akuzon Putin se po përdor energjinë si armë.
“Putini po përdor energjinë si armë duke reduktuar furnizimin dhe duke manipuluar tregjet tona të energjisë. Do të dështojë. Europa do të mbizotërojë”, tha ajo.
Komisioni Evropian po përgatit propozime për të ndihmuar familjet dhe bizneset e cenueshme të përballen me çmimet e larta të energjisë.
Propozimi do të synojë, reduktimin e kërkesës për energji elektrike, tavani i çmimit të gazit natyror rus, asistencë për konsumatorët dhe bizneset vulnerabël me të ardhura nga sektori i energjisë, mundësimi i mbështetjes për prodhuesit e energjisë elektrike që përballen me vështirësi likuiditeti të lidhura me paqëndrueshmërinë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




