McGregor kundër UFC-së, sqaron tërheqjen e radhës

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Dy ditë pasi deklaroi se do të tërhiqej nga UFC-ja, për të tretën herë në 4 vitet e fundit, Conor McGregor sqaron arsyet e këtij vendimi. Irlandezi, në një intervistë për ESPN sqaron edhe se ndoshta mund të rikthehet, por jo në 2020-ën.

Shpesh këto deklarata janë “kërcënime” që lojtarët i bëjnë UFC-së për duele fitimprurëse, siç është edhe rasti i irlandezit”, tha McGregor.

“Për momentin kjo lojë nuk ekziston për mua. Më thonë të pres dhe asgjë nuk ndodh. Më kanë ofruar shumë rivalë që nuk zgjasin asnjë minutë në kafaz. Asgjë nga ato që më kanë ofruar nuk më tërheq”, tha irlandezi.

Më tej, McGregor shton: “Ata duan një duel mes Khabib dhe Gaethje në shtator. Të gjithë ju e dini se çfarë do të ndodhë në shtator. Diçka tjetër do të ndodhë në shtator”.

“Unë kam planet e mia, sezonin tim, objektivat e mi. Nuk e di, kjo gjë duket çmenduri për momentin. Të shohim se çfarë do të rezervojë e ardhmja. Gjithsesi, për momentin, për një të ardhme të afërt, për 2020-ën, nuk do të dueloj”, tha McGregor.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme